Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pasur në Nju Jork një darkë pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Rosemary DiCarlo. 

Në këtë darkë pune, ministri Hyseni dhe ambasadorja DiCarlo kanë biseduar në detaje rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket projektrezolutës së propozuar nga Republika e Serbisë. Në takim është thënë se po punohet dhe janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të parandalohet kalimi i kësaj projektrezolute, dhe se ka pak gjasë që kjo projektrezolutë të kalojë.   

Po ashtu, në  takim është folur edhe për proçesin e njohjeve dhe aspekte të  tjera të rëndësishme që lidhen me Kosovën.  

Top Channel