Rritet bilanci i viktimave nga virusi i Nilit në Greqinë Veriore.Në dy ditet e fundit edhe tre persona të tjere kanë gjetur vdekjen duke e cuar numrin e viktimave, gjate pesë javëve që ai është shfaqur, në gjithsej 18 vete.

Sipas Qendres se Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve Infektive edhe tre pacientet e fundit i perkisnin grupmoshes mbi 65 vjec dhe kishin historik te renduar mjekesor.

Gjithashtu numri i te infektuarve nga ky virus vdekjeprures ka mberritur ne 177, vete prej te cileve 123, ndodhen ne shtepite e tyre, pasi kane marre ndihmen mjekesore, kurse 9 prej tyre kurohen ne gjendje serioze ne repartin e reanimacionit te Spitalit te Semundjeve Infektive ne Selanik.

Specialistet greke te Shendetsise kane riperseritur sot se numri i te prekurve nga virusi sa vjen dhe do te ulet ne ditet e ardhshme.

Kjo per arsye se kane perfunduar sperkatjet me pesticide ne te gjitha zonat ku u shfaqen mushkonjat qe transmetonin virusin ne fjale, ndersa ka ndihmuar ne largimin e ketyre insekteve te infektuara  edhe ulja teper e ndjeshme e temperatures qe ne shume zona te Greqise se Veriut ka shkuar deri ne 12 grade celcius ne oret e mbremjes.

Top Channel