Gjykata kërkon Selmanllarin

06/09/2010 15:45

Pas dhjetëra tentativave për të dëgjuar dëshminë e biznesmenit Rrahman Selmanllari për llogari të procesit ndaj të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit, gjykatesit i kërkojnë ndihmë policisë së Tiranës të njoftojë dëshmitarin kyc, emri i të cilit ndodhet në listën e prokurorisë me rreth 400 persona, që kanë folur dhe do dëshmojnë më tej.

Gjykatesi Ridvan Hado ka lexuar ne celje te seances se radhes emrat e deshmitareve qe ishin njoftuar, mes te cileve permendi edhe emrin e Selmanllarit i lakuar ne shtypin e perditshem si njeri i afert ne familjen e kryeministit Berisha. Pasi ka munguar pas cdo ftese te bere nga gjykata, drejtuesi i trupes gjykuese komunikoi ne salle se do vinte ne dijeni per ta njoftuar komisariatin numer 2, i cili mbulon zonen ku jeton biznesmeni. Te njejten procedure gjykata do ndjeke edhe per deshmitarin tjeter Andi Balliu, qe do njoftohet nga komisariati numer 3 per t’u paraqitur kete te premte. Sipas procedures, nese dy deshmitaret refuzojne njoftimin e policise me shume se dy here rresht, atehere do duhet qe ata te sillen forcerisht ne gjykate.

Rrahman Selmanllari i njohur ndryshe si Rafi, sipas burimeve te prokurorise do te pyetet si deshmitar per lidhjet e tij ose jo ne kompanine amerikane SAC si dhe nese ka qene apo jo i pranishem ne nje takim mes te pandehurve.

Ne seancen e radhes deshmuan shefi i politikave tregetare ne Ministrine e Ekonomise, Ilir Kodra dhe kolegia e tij Pranvera Kastrati. Megjithate keta dy deshmitare nuk sollen asnje rrethane te re sikurse edhe deshmitari Ramazan Alla, te cilit i kishte vdekur gjate shperthimit te 15 marsit djali i te vellait, por qe deshmitari nuk kishte qene ndonjehere ne fabriken e demontimit Gerdec dhe nuk dha ndonje detaj per ndonjerin nga te pandehurit.

Ai foli vetem se si kishte identifikuar nipin e tij te vdekur ne morg, cka la te kuptohej se ai ndodhej ne salle per t’u shkaktuar keqardhje paleve, pse jo edhe gjykates.

Top Channel