
Kryeministri Sali Berisha garantoi opozitën se mazhoranca që drejton ka gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar për të cuar përpara reformat politike, institucionale dhe të gjithanshme.
Berisha i kërkoi opozitës që të hetojë cdo gjë që kërkon, vec proceseve gyqësore.
“Urdhëroni të ngremë komisionin hetimor parlamentar dhe ju të keni kryesimin dhe shumicën e tij. Të fillojmë që nesër hetimin e të gjitha cështjeve që ju keni shtruar. Ne jemi gati për cdo rinumërim votash që thotë Gjykata Kushtetuese, për shenjtërinë e të cilës ju betoheni natën dhe e shkelni ditën. Ju nuk doni të zbuloni të vërtetën, sepse dikush te ju vuan nga kompleksi i humbjes. Mazhoranca është e hapur, por nuk mund të lejojë mosrespektimin e shtetit ligjor”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se kreu i grupit parlamentar socialist bëri një ekspoze të pavërtetë të realitetit shqiptar, produkt tërësor i një fantazie të sëmurë dhe i një doktrine që nuk ka dhe nuk mund të ketë të ardhme në vend.
Top Channel