Shkolla “Bob Kenedy”, debate në SHBA

05/09/2010 21:00

Ndërtimi i një shkolle në Los Anxheles për nder të Bob Kenedit, po shkakton debate në opinionin publik amerikan.

I gjithë debati ka nisur mbi koston e ndërtimit të institutit arsimor që në kohë krize ka kapur vlerën e 578 milion dollarëve, e që do të ndërtohet pikërisht në vendin ku u vra Bob Kenedi, mbi ish-Hotel Ambasador.

Shkolla do të inaugurohet më 13 shtator dhe do të mbajë emrin e Bob Kenedit, kandidatit për president të ekzekutuar në fundin e fushatës brenda partisë më 6 qershor të vitit 1968 në moshë 42 vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA