“Sakineh”, i biri apel Italisë dhe Papës

05/09/2010 19:10

Saijad Ghaderzadeh, djali 22 vjeçar i Sakinesë, i ka bërë apel qeverisë italiane dhe Papës për të ndaluar ekzekutimin që i kanoset nënës së tij.

“U bëj apel të gjithë italianeve, por mbi të gjitha qeverisë së tyre dhe kryeministrit Berluskoni, i lutem Papës Benedikt XVI, që të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e nënes sime”, apelon 22 vjeçari nëpërmjet mediave italiane.

Pas apelit më të fundit të djalit të Sakinesë, kanë reaguar sërish Ministri i Jashtëm Italian, Fratini dhe Ministrja e Shanseve të Barabarta Karfanja.

“Ritheksoj shpresën dhe dëshirën e fortë që Irani të konsiderojë një akt tolerance humane për të shpëtuar Sakinenë. Kjo do t’i ofronte Teheranit një  mundësi për të krijuar një klimë të re besimi me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë ministri Fratini, duke ripërsëritur gatishmërinë e tij për të takuar Ministrin e Jashtëm iranian, Motaki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA