“Sakineh”, 99 goditjet me kamzhik nuk ekzekutohen

05/09/2010 17:00

Dënimi me 99 goditje kamzhiku i parashikuar për ditën e sotme, ndaj iranianes Sakineh Mohamadi Ashtiani, e dënuar pas publikimit të një fotoje të pambuluar, e pretenduar si e saj, në gazetën britanike, “The Times”, nuk u zbatua.

Lajmi njoftohet nga ish-avokati i saj, tashmë i arratisur në Norvegji, i cili tha se shpesh lajmet nga Irani janë kontradiktore për shkak të presionit të ushtruar nga regjimi i Teheranit mbi avokatët mbrojtës.

Sakineh ndodhet në burgjet iraniane prej 4 vjetësh dhe në priteje të ekzekutimit të saj. Ajo është dënuar sipas ligjit islamik, me vdekje, ekzekutim me gurë, pasi u shpall fajtore për tradhëti bashkëshortore dhe për bashkëpunim në vrasjen e të shoqit.

Pikërisht ky dënim ka ngjallur reagim të fortë ndërkombëtar, kryesisht prej vendeve të BE-së dhe të shoqatave të ndryshme ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që kanë kërkuar anulimin e ekzekutimit dhe lirimin e Sakineh, pasi vlerësojnë se dënimi i saj është pasojë e një proçesi të padrejtë gjyqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA