Rimodelimi i Dhomës Ovale, “gafa” e Obamës

05/09/2010 17:40

Rimodelimi i Dhomës Ovale bashkë me tapetin e ri që përmban 5 frazat, mes të cilave edhe njëra në emër të Martin Luter Kingut, cilësohet nga “Washington Post” si një “gafë” e administratës Obama.

Gazeta amerikane i referohet pikërisht thënies së atribuar, sipas saj gabimisht, Martin Luter Kingut.

“Harku i universit moral është shumë i gjatë, por tenton gjithmonë të ecë kah drejtësisë”. Kjo shprehje sipas “WP” nuk është e Martin Luter King, por e Teodor Parker, një klerik i krishterë i cili ka vdekur në vitin 1860 në Firence, 69 vjet para lindjes së Luter Kingut.

“Vetë Martin Luter King ka pranuar se fraza e nuk është e tij, por e huazuar”, shkruan më tej “WP”

Përveç tapetit të vendosur nga parardhësi i tij Xhorxh W. Bush, e të dizenjuar nga e shoqja Laura, presidenti Obama vendosi gjithashtu rinovimin e divanëve në Dhomën Ovale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA