MotoGP, Pedroza dominon San Marinon

05/09/2010 18:25

Piloti spanjoll, Dani Pedroza me Honda dominoi garën për çmimin e madh të MotoGP në San Marino.

Në vendin e dytë u rëndit një tjetër spanjoll, por këtë radhë me Yamaha, Horge Lorenzo, ndërsa i treti shkoi për kampionin e botës në fuqi, Valentino Rosi.

Pas kësaj gare rënditja për pilotë vazhdon të mbahet nga Horge Lorenco me 271 pikë, i ndjekur nga Pedroza me 208 dhe Deviciozo me 139 pikë. Për konstruktorë kryeson Yamaha me 280 pikë e ndjekur nga Honda me 145 dhe Ducati me 170 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA