Basket, Sllovenia kalon lehtë Australinë
05/09/2010 19:30
Sllovenia ka mundur lehtësisht Australinë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Botërorit të basketbollit që po mbahet në Turqi.
Sllovenët e nisën në epërsi ndeshjen duke kaluar që në përiodën e parë +8 pikë, 16-8. Edhe pjesa e dytë ka patur të njëjtën panoramë, ballkanasit dominuan duke e thelluar epërsinë e tyre edhe me 13 pikë të tjera.
Australianët ngushtuan diferencën në periodën e tretë dhe të katër, por megjithatë përfundimi i ndeshjes ishe 87 me 58 për Slloveninë.
Top Channel