Ahmadinexhad: Sulm ndaj Iranit, shkatërrim Izraelit

05/09/2010 18:10

Presidenti iranian, nga Doha e Katarit ku ndodhet për një vizitë zyrtare ka paralajmëruar se çfarëdo sulmi ndaj Iranit do të pasonte shkatërrimin e Izraelit.

“Çfarëdo lloj sulmi kundër Iranit do të shoqërohet me shkatërrimin e Izraelit, çfarëdo akti kundër nesh do të sjellë shkatërrimin e regjimit zionist”, citohet Ahmadinexhad nga mediat ndërkombëtare.

Kjo nuk është hera e parë që lideri iranian kërcënon me zhdukje shtetin e Izraelit. Edhe më parë Ahmadinexhad ka përdorur një gjihë kërcënuese ndaj, siç e quan, ai “regjimit zionist”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA