Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu u ka bërë thirrje vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë atë, duke qenë se një gjë të tillë nuk ndihmon vetëm Kosovën, por mbarë rajonin.

Presidenti Sejdiu këto komente i bëri në një ceremoni të organizuar në Prishtinë në nder të 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

“Ftoj vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta shpallin njohjen për shtetin tonë në mënyrë që t’i hapet rruga kësaj pjese të Evropës drejt Bashkimit Evropian”, tha Sejdiu, duke falenderuar Hondurasin për vendimin e tij për njohje.

Sejdiu shtoi se nuk ka asnjë arsye që vendet tjera pas GJND-së të mos ndjekin shembullin e këtij vendi.

Top Channel