Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u nis për në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, ku pala kosovare duhet të përballet me rezolutën e shumëpërfolur serbe.

Sejdiu u shprehu besimin se edhe kësaj here, Kosova, falë mbështetjes nga vendet anëtare të OKB-së do të arrijë të “triumfojë” përballë Serbisë, duke rrëzuar rezolutën serbe.

Presidenti kosovar ritheksoi se bisedimet për statusin dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës janë një kapitull i mbyllur. Ai paralajmëroi gjithashtu njohje të reja për Kosovën.

Pas njohjes së djeshme nga Hondurasi, numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës arriti në 70.

Top Channel