Medresja e Prishtinës është përfshirë në polemika pas dyshimeve për abuzimeve seksuale ndaj vajzave myslimane që ndjekin këtë shkollë.

Profesori i Kur’Anit Emin Behrami akuzon kolegun e tij Shemsi Rahimi duke thene se ka prova te mjaftueshme.

Berani kërkon nga bashkësia islame që të heqë nga puna Rahimi, sepse ai po rrezikon imazhin e institucionit.

Por  bashkesia islame ka hedhur poshte akuzat duke thënë se cdo gjë është shpifje dhe jo realitet.

Zyrtarë atje thonë se dosja ka shkuar edhe në Ministrinë e Arsimit dhe raporti ka patur përfundimin se cdo gjë është e trilluar dhe nuk mund të merret asnjë masë ndaj këtij personi.

Nga ana tjetër Behrami thotë se pas 33 vitesh punë rrezikon të pezullohet prej saj.

Top Channel