Kryeministri slloven Borut Pahor ka pritur në Nova Gorica presidentin serb Boris Tadic, të cilit i ka shprehur qëndrimin e tij se Kosovën e konsideron një cështje të mbyllur.

“Për Serbinë gjëja më e keqe është të luftojë për dicka që e ka humbur dhe të synojë të paarritshmen”, ka deklaruar Pahor.

Por presidenti Tadic nga ana e tij e ka konsideruar të mundur arritjen e një kompromisi për rezolutën mbi Kosovën, që do të mundësonte rinisjen e bisedimeve për cështjen e statusit.

Tadic ka deklaruar se Serbia respekton të drejtat legjitime të popullit shqiptar, por ka nënvizuar se, “nuk mund të bisedojë me përfaqësuesit e të ashtuquajturit shtet i Kosovës”.

Top Channel