Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci është nisur drejt Mbretërisë së Katarit me ftesë të mbretit të këtij vendi, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.

Zyra e kryeministrit njofton se kjo vizitë bëhet në kuadër të fushatës lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, Thaci përvec takimit me mbretin do zhvillojë takime edhe me autoritete të tjera të larta të Katarit.

Top Channel