Nadal dhe Murray kualifikohen për raundin e tretë

04/09/2010 12:30

Rafael Nadal dhe Endi Murray janë kualifikuar për në raundin e mëtejshëm të turneut të US Open. Edhe pse nuk ishte ne formën e tij më të mirë, tenisti spanjoll mundi në raundin e dytë Denis Istomin nga Uzbekistani me rezultatin 3-0.

Kundërshtari i radhës për Nadal do të jetë francezi Zhil Simon që mundi gjermanin Kolshrajber me rezultatin 3-0. Nuk e pati të vështirë as Endi Murray, që u kualifikua për në raundin e tretë falë fitores 3-0 ndaj xhamajkanin Dastin Braun 3-0. Britaniku hasi vështirësi vetëm në setin e parë të cilin e fitoi 7-5, ndërkohe që dy setet e tjera u fituan 6-3 dhe 6-0.

Në kampin e femrave, kampionia në fuqi e turneut, Kim Klajsters arriti të kualifikohet për në raundin e katërt pasi mundi Petra Kvitovën 2-0.

Klajsters në këtë ndeshje u desh të përmbyste disavantazhin 0-3 ndaj Kvitovës duke fituar 12 gejme radhazi dhe duke i mbyllur setet 6-3 dhe 6-0. do te vazhdojë rrugen drejt finales edhe Venus Uilliams që shënoi një fitore shumë të lehtë ndaj tenistes nga Luksemburgu, Mendi Minela 2-0. Kundërshtarja e Uilliams do të jetë izraelitja Per që mundi italianen Peneta 2-0.

Kaloi për në raundin e katërt edhe fituesja e turneut të Roland Garros, Françeska Skiavone. Italiania mundi në raundin e tretë ukrainasen Alona Bondarenko 2-1 dhe në raundin tjetër do të ketë perballe tenisten ruse, Pavljuçènkova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA