Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka deklaruar se kompromisi për cështjen e emrit nuk duhet të dëmtojë interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë.

Gruevski ka theksuar se Shkupi zyrtar ka përpara një kundërshtar të fortë, serioz dhe të favorizuar nga pozita si vend anëtar i NATO-s dhe BE-së.

“Kjo nuk është një betejë e lehtë, por ne kemi përse të luftojmë. Ne duam të arrijmë një kompromis që nuk dëmton interesat kombëtare dhe që të jetë i pranueshëm nga shumica e qytetarëve në Maqedoni”, ka pohuar Gruevski.

Kryeministri ka shtuar më tej se nga ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic nuk ka mbërritur ende ndonjë propozim konkret.

Top Channel