Të paktën 13 persona u arratisur nga rajoni i policisë Omonia në Athinë.

Sipas policisë, 13 të arratisurit janë emigrantë aziatikë  të ndaluar për vepra të ndryshme penale.

Ata kishin kërkuar të shkonin në spital me preteksin se ishin helmuar nga ushqimi që i ishte dhënë një natë më parë.

Pas hapjes se derës ata janë larguar menjëherë në drejtim të daljes. Policia ka mundur të arrestojë gjashtë prej tyre ndërsa 7 të tjerë janë ende në liri.

Drejtoria e policise se Atikës, njoftoi hapjen e hetimeve lidhur me ngjarjen, ndërsa dy policët e shërbimit u pezulluan nga detyra, deri në sqarimin e ngjarjes.

Në rajonin e Omonia-s kanë ndodhur arratisje të personave të ndaluar ndërsa jo pak herë policë të ketij rajoni kanë qënë protagonistë të akteve të dhunës barbare ndaj të ndaluarve, ku midis të dhunuarve ka pasur edhe shumë emigrantë shqiptarë.

Top Channel