“Mbreti është i vdekur, gjatë jetojnë mbretërit”. Me këtë shprehje që i përket monarkisë, shumë e njohur për britanikët, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e nis shkrimin kushtuar mikut të shqiptarëve, Toni Bler.

Është gazeta prestigjoze “The Guardian” që ka botuar shkrimin në thelb të së cilit Thaçi drejtpërsëdrejti iu thotë britanikëve se disa prej tyre, nuk duhet ta harrojnë kaq shpejt rolin qeverisës 10 vjeçar, të ish-kryeministrit të tyre energjik.

“Si kryeministri i shtetit më të ri europian isha me fat të ndjeja ndihmën e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar nën qeverisjen Bler, pasuesit Gordon Brown dhe atë të David Cameron. Por personalisht nuk rri dot pa ndjerë një energji të jashtëzakonshme, arritjet e Toni Bler të cilat po nënvleftësohen në vendin tuaj”, shkruan Thaçi i shtyrë nga kapitulli prej 30 faqesh që Bler i kushton Kosovës në librin “A Journey”.

Hashim Thaçi e shikon këtë libër si jo vetëm një rrëfim të një aktori të rëndësishëm në politikën globale, por mbi të gjitha rikujton përse Bler gëzon admirimin e miliona njerëzve.

E ndërsa Kosova shkruan kryeministri Thaçi kërkon të konsolidojë pozitat e saj në arenën europiane për të mënyra e qeverisjes së Blerit “është një model i fuqishëm për t’u ndjekur dhe për të gjithë Kosovën ku atij dhe popullit britanik i janë borxhli përjetë”.

Shefi i qeverisë së Kosovës e ka shfrytëzuar këtë shkrim edhe për t’i sjellë lexuesve britanikë situatën aktuale në vendin e tij.

Për herë të parë ai ka zbuluar një detaj tejet interesant kur thotë se Toni Bler është duke lobuar në disa vende për ta njohur Kosovën si shtet.

Kryeministri Hashim Thaçi e mbyll artikullin e shkruar për “The Guardian” duke thënë:

“Kosova e ka nderuar Toni Blerin me medaljen e lirisë dhe se roli i tij në historinë e Kosovës do të njihet si një shembull i rëndësishëm. Kosovarët do ta kujtojnë atë gjithmonë si njërin prej heronjve të tyre”.

Top Channel