Liberalizimi i vizave, raporti i progresit dhe në përgjithësi procesi i integrimit do të jenë disa nga temat që një delegacion qeveritar i Kosovës do t’i diskutojë me zyrtarë të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Ky delegacion, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj, nga data 6 deri më 10 shtator do të zhvillojë takime me kryetarin e Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, raportuesen e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Luancek dhe me zyrtarë të tjerë.

Sipas një njoftimi për shtyp, gjatë qëndrimit në Strasburg, Manaj do të bëjë të qartë qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e integrimeve.

Top Channel