Alarmante janë shifrat që publikon në një reportazh të saj gazeta Maqedonia e Selanikut, përsa i përket rritjes së numrit të vetëvrasjeve në këtë qytet për arsye të krizës ekonomike.

Sipas saj vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe sidomos pas marrjes se ndihmes se FMN dhe BE ne muajin maj kjo shifer eshte rritur me 80% ne krahasim me vitin e kaluar.

E thene ndryshe 21 persona i kane dhene fund jetes duke e patur te pamundur perballimin e borxheve apo kredive te ndryshme, ndersa vlen te permendet se eshte rritur jashte mase edhe numri i tentativave te vetvrasjeve.

Sipas organeve policore te qytetit arsyet kryesore, megjithese shpeshhere nuk deklarohen ,jane thjesht ato ekonomike, duke pasur parasysh edhe faktin se pasojat e krizes jane shume me te dukshme ne Selanik, ku papunesia ka arritur ne mbi 16% ndersa dhjetera biznese mbyllen cdo dite.

Menyrat qe keta persona zgjedhin per t’i dhene fund jetes jane varja ne litar,vetevrasja me arme apo hedhja nga katet e larta te pallateve cka tregon se jane te vendosur per te kryer kete akt.

Behet fjale kryesisht per persona qe ndjehen te deshperuar kane pasiguri dhe vleresim te paket per vetveten,ndjehen te vetmuar, ne udhekryq dhe te vecuar nga pjesa tjeter e shoqerise.

Per kete arsye eshte kerkuar ndihma e specialisteve te ndryshme kryesisht psikologeve, sociologeve dhe natyrisht ndihma e njerezve te aferm te personave qe perballojne te tilla probleme.

 

Top Channel