Maqedonia ka deklaruar se nuk do ta mbështesë rezolutën serbe për Kosovën në OKB, por ende nuk ka dalë me një qëndrim të saktë nëse do të votojë kundër saj, apo do të abstenojë.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Antionio Milloshoski ka deklaruar se Shkupi zyrtar do t’i koordinojë veprimet me Malin e Zi, ashtu sikurse bëri kur njohu pavarësinë dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Por pavarësisht kësaj, Milloshoski ka theksuar se Maqedonia nuk do ta mbështesë rezolutën serbe, pasi ajo nuk shpreh realitetin e ri në rajon.

Top Channel