Partia Demokratike Shqiptare ka refuzuar ftesën e kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski për kthimin e saj në Parlament.

Për PDSH, ftesa për kthim në Parlament është pasojë e presionit të madh ndërkombëtar që po ushtrohet për shkak të bllokimit të proceseve euro-integruese të Maqedonisë.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi ka deklaruar se PDSH nuk do të kthehet në Parlament përderisa kërkesat e saj nuk merren parasysh nga qeverisja aktuale.

“Me projektet nacionaliste maqedonase, si “Shkupi 2014”, Enciklopedia Maqedonase dhe tekstet shkollore me përmbajtje shoviniste ku përçmohen shqiptarët, nuk mund të arrihet perspektiva evropiane”, ka pohuar Tresi.

Ai ka shtuar se PDSH kthehet në Parlament vetëm nëse plotësohet kërkesa e saj për një ndarje proporcionale të buxhetit dhe për një Parlament me dy dhoma, ose senat.

Top Channel