Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se rreziqet e falimentimit nuk janë eleminuar plotësisht dhe ka bërë thirrje për bashkim me “përpjekjen kombëtare”.

Papandreu ka shuar kështu entuziazmin e tregjeve dhe u ka bërë apel sindikatave dhe biznesmenëve që të ndihmojnë qeverinë.

“Na duhet ndihmë për të arritur ndryshimin që kërkojmë për të dalë nga kriza dhe për të rimodernizuar vendin”, ka pohuar Papandreu.

Ditën e djeshme, qeveria gjermane autorizoi pagimin e këstit të dytë të ndihmave financiare për Greqinë, pasi vendi ka plotësuar kushtet e planit anti-krizë.

Top Channel