Greqia për Kosovën do të mbështesë atë zgjidhje që do të jetë rezultat i konsensusit mes 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Serbisë.

Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekuras, i cili ka saktësuar se të njëjtin qëndrim Athina zyrtare do të mbajë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Rezoluta serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të shqyrtohet më 9 shtator. Përmes saj, Serbia synon zhvlerësimin e vendimit të GJND-së, e cila vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Nga ana e saj, Prishtina zyrtare ka shprehur bindjen se ashtu sikurse në Hagë, edhe në OKB do të arrijë një fitore ndaj Serbisë.

Top Channel