Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka deklaruar se rezoluta e Serbisë për Kosovën nuk i kontribuon stabilitetit dhe paqes në rajon.

Sipas tij, ajo bie ndesh me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vlerësoi se pavarësia nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

“Rezoluta nuk u kontribuon aspak proceseve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërtimit të perspektives euro-atlantike dhe paqes e stabilitetit të Ballkanit”, ka pohuar Hyseni.

Shefi i diplomacisë kosovare ka shtuar më tej se vendi i tij është i gatshëm të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje, përfshirë Serbinë

Top Channel