Euro 2012, Franca dështon edhe me Blankun
03/09/2010 22:55
Përfunduan edhe dy ndeshjet e tjera të vlefshme për Euro 2012 të Grupit D, ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë.
Franca e trajnerit Loran Blank vazhdon në “shinat” e kombëtares së Domenek. “Gjelat” u mundën brenda me rezultatin 0-1 nga Bjellorusia. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kysliak në minutën e 85 të takimit.
Ndërkaq në takimin tjetër Bosnja ka shkatërruar me rezultatin 0-3 Lukesmburgun.
Pas ndeshjeve të para të grupit tonë, grupi udhëhiqet nga Bosnja e Bjellorusia me pikë të plota, Shqipëria dhe Rumania me nga 1 pikë dhe Franca e Luksemburgu me 0 pikë.
Top Channel