Basket, mbyllen ndeshjet e grupeve
03/09/2010 12:35
Në botërorin e basketbollit është luajtur raundi i fundit i fazës së grupeve. SHBA kanë arritur të marrin pikët maksimale duke u kualifikuar për në tetëshe.
Ndërkohë që përvec tyre, me 10 pikë e kanë mbyllur grupin edhe të zotët e shtëpisë, Turqia, si dhe Lituania.
Në tetëshe spikat sfida Spanjë-Greqi, që luajtën në finalen e botërorit të kaluar, ku fituan iberikët.
Ndërsa ndeshjet e tjera janë: SHBA-Angola, Serbi-Kroaci, Brazil-Argjentinë, Turqi-Francë, Slloveni-Australi, Rusi-Zelandë e Re dhe Lituani-Kinë.
Top Channel