Serbi, bllokohen 256 milionë usd pasuri kriminale
02/09/2010 21:55
Autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë sekuestruar një seri pasurish që u përkasin personave të përfshirë në krim të organizuar, me vlerë 256 milionë dollarë.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënëse e Ministrisë lokale të Drejtësisë, sipas të cilës pasuritë konsistojnë në vila, apartamente, terrene tokësore, biznese dhe vetura luksoze.
Sipas Snezhana Malovic, pronat e konfiskuara do të shiten, ose do të jepen me qera dhe fitimet që do të mblidhen do të shkojnë për fonde publike.
Vitin e kaluar Serbia miratoi një ligj që lejon konfiskimin e pasurisë së personave të dënuar apo të dyshuar për vepra kriminale.
Top Channel