Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu deklaroi se trupat paqeruajtëse të NATO-s kanë bërë një punë të madhe në Kosovë.

Duke folur gjatë takimit të parë me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin gjerman Erhard Buhler, Sejdiu u shpreh se pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë përherë shembull i shërbimit profesional dhe i disiplinës.

Sipas Telegraf, Sejdiu theksoi se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës kanë vetëm një vizion, anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Top Channel