Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se bisedimet për cështjen e statusit kanë përfunduar dhe kjo cështje është mbyllur njëherë e mirë me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

Deklaratën e tij Krasniqi e bëri pas një takimi me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, duke theksuar se bisedimet me Serbinë mund të zhvillohen vetëm për cështje teknike, që kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve.

Kryeparlamentari ka theksuar se progreset e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë janë të qarta dhe ka nënvizuar se ato janë arritur në bashkëpunim me UNMIK-un.

Nga ana e tij, shefi i këtij misioni vlerësoi se ekzistojnë të gjitha kushtet për një dialog direkt mes Prishtinës dhe Beogradit për cështjet me interes të përbashkët.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të marrë përsipër ndërmjetësimin mes dy vendeve.

Top Channel