Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparks është emëruar numri dy i misionit evropian për rendin dhe ligjin, EULEX.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Sparks do të zëvendësojë në këtë detyrë britanikun tjetër, Roy Reeve.

Emërimi është përshëndetur nga shefi i misionit, Yves de Kermabon, i cili ka deklaruar se, Sparks ka njohuri të mjaftueshme për mjedisin e vështirë në Kosovë.

Ditën e djeshme, Sparks foli për rezolutën serbe për Kosovën, duke shprehur bindjen se ajo përbën një kthim pas, pasi nuk mund të mbahet e hapur një cështje e mbyllur.

Top Channel