Politikani kosovar Bujar Bukoshi ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bukoshi, i cili aktualisht është ministër i Shëndetësisë, ka deklaruar se ka bërë gati ekipin e tij për zgjedhje, në të cilin kanë aderuar edhe Isa Mustafa, kryetar i bashkisë së Prishtinës, dhe Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë.

Bujar Bukoshi është një nga themeluesit e LDK-së në dhjetor të vitit 1989 dhe i kryesisë së parë të saj.

Posti i kryetarit në këtë subjekt mbahet nga Fatmir Sejdiu, njëkohësisht president i Republikës së Kosovës.

Top Channel