Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov mori pjesë në një iftar të shtruar nga myftinia e Dibrës, qytet që sipas tij është model i bashkëjetesës fetare.

“Dibra ka qenë gjithmonë një shembull për mënyrën se si njerëzit jetojnë të bashkuar”, ka deklaruar Ivanov.

Më tej ai ka falenderuar të pranishmit në iftar, duke shprehur dëshirën e tij që ky model i bashkëjetesës të përhapet edhe në qytete të tjera.

Top Channel