“Të gjitha ato media apo politikanë që kanë bërë të ditur për rastin Haradinaj se do të lirohet, nuk janë të vërteta. Vetëm ata e dinë për çfarë kanë spekuluar me emrin Haradinaj, duke përfolur edhe Gjykaten”.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Shqip”, znj. Nerma Jeliçiç, zyrtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë. Se kur do të lirohet lideri i AAK-së nga Haga zyrtarja e Gjykatws është përgjigjur “se lirimi i zotit Haradinaj nuk mund të bëhet për momentin dhe sigurisht jo para vendimit të gjykatës. Javën e kaluar, mediat e Prishtinës, duke iu referuar burimeve në AAK, bënë të ditur se lideri i opozitës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të lirohej javën e kaluar.

Pyetjes në lidhje me këto qëndrime znj. Jelaçiç, i është përgjigjur shkurt se “të gjitha ato media që kanë shkruar për rastin “Haradinaj” se gjoja do të lirohet, nuk përputhen me realitetin. Në këtë rast duhet shtuar se në mediat e Kosovës ka pasur edhe lajme të tjera të bujshme nga Haga që nuk janë vërtetuar. Kështu është shkruar para disa muajsh se “javën e ardhshme EULEX do të arrestojë ministrin Fatmir Limaj”. Zyrtarja e Gjykatës së Hagës, Jelaçiç, deklaroi më tej se “kur të jetë gati lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, ne do të dalim publikisht dhe do të njoftojmë mediat siç veprojmë çdo herë, ndaj nuk ka nevojë për spekulime”.

Top Channel