Greqia, Gjermania autorizon këstin e dytë

02/09/2010 16:55

Qeveria gjermane ka autorizuar pagimin e këstit të dytë të ndihmave financiare për Greqinë.

Sipas ekzekutivit të Berlinit, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2010, Athina ka respektuar kushtet e planit anti-krizë dhe për këtë mund të marrë pjesën e dytë.

Gjermania i ka dhënë Greqisë 4.43 miliardë euro në kuadër të planit të shpëtimit të BE-së dhe derdhja e dytë që do të bëhet më 13 shtator do të jetë rreth 1.5 miliardë.

Por pavarësisht ndihmave, Greqia ndodhet ende në krizë dhe nën valën e manifestimeve dhe grevave të qytetarëve të saj, që kundërshtojnë masat anti-krizë.

Top Channel