Mbi 100 milionë euro janë zbuluar se u jepeshin në Greqi si pension personave të vdekur, apo si pension invadiliteti atyre që janë shëndoshë e mirë.

Një hetim i Ministrisë së Financave ka zbuluar skemën mashtruese që përfshin 200 mijë pensione të pamerituara.

Sipas raportimeve të mediave lokale, skema zbatohej kryesisht në zonën e Trikalasë, në Greqinë qëndrore, ku banorët që dyshoheshin si invalidë u gjetën nga autoritetet duke punuar tokën.

Top Channel