Edhe dy persona te tjere kane humbur jeten ne Greqine e Veriut nga virusi i Nilit Perendimor duke e cuar numrin e pergjithshem te viktimave brenda nje muaji ne 13.
 

4 viktimat e fundit jane regjistruar ne keto tre dite dhe i perkasin perseri, personave te grupmoshes mbi 65 vjec, te cilet kane pasur historik te renduar mjekesor. Gjithashtu numri i pergjitshem i personave te prekur nga virusi ne fjale ka arritur ne 156 ,ndersa cdo dite ne Greqine Veriore regjistrohen deri ne dhjete raste te reja.

Mbi 2/3 e tyre kane marre ndihmen mjekesore dhe ndodhen tashme ne shtepi ,kurse 9 persona kurohen ende ne repartet e reanimacionit te spitalit te Semundjeve Infektive ne Selanik si dhe ne spitalin e qytetit te Verias.

Vetem ne qytetin e Selanikut jane regjistruar 35 raste ,ndersa te infektuarit e tjere vijne nga prefekturat e Imathias,Pelles dhe Kilkizit. Sipas specialisteve greke te shendetesise vleresohet se numri i te prekurve do te filloje te reduktohet ne fund te muajit shtator per arsye se edhe temperaturat atehere do te bien ndjeshem dhe kjo do te sjelle edhe largimin e mushkonjave te cilat jane shkaktare te perhapjes ne mase te virusit.

Nderkohe dje kane mbaruar sperkatjet ne te gjitha zonat e Greqise se Veriut ku jane regjistruar rastet e te semureve me virusin e Nilit i cili shkakton encefalit dhe meningjit, me pasoja shpeshhere vdekjeprurese per te infektuarit.

Top Channel