Novak Djokovic ka rrezikuar shumë në turin e parë të turneut US Open.
Serbi, numri 3 në renditjen botërore ishte pranë eleminimit nga bashkombasi i tij Viktor Troicki. Djokovic i cili nuk humbet ndeshjen në turin e parë në një Slam që nga turneu Australian Open i vitit 2006, ka përmbysur rezultatin në dy setet e fundit, duke u kualifikuar kështu për në raundin tjetër të turneut amerikan.
Ka qenë e lehtë ndeshja e parë për spanjollin Rafael Nadal, i cili ka mundur në tre sete Teymuraz Gabashvili. Tenisti rus tentoi të bëjë suprizën por, numri 1 i botës falë eksperiencës bëri diferencën në setin e fundit ku e fitoi pastër 6-3 dhe të gjithë ndeshjes 3-0 me sete. Ka kaluar më tej edhe David Ferrer pas fitores me ukrainasin Dolgopolov.
Sukses i vështirë për Maria Sharapova në turin e parë të US Open. Rusja e konsideruar si një nga favoritet kryesore të turneut amerikan, ka mundur të kthejë ndeshjen vetëm në setin e tretë kundër Jarmila Grogh dhe ta fitoje atë 2-1 me sete, një sfidë që zgjati rreth 2 orë. Ka rrezikuar shumë edhe pretendentja tjetër Jelena Jankovic, e cila ishte vetëm 2 pikë larg eleminimit të turpshëm. Por 19 vjecarja Simona Halep ka gabuar në dy serviset e fundit duke i dhënë mundësinë serbes të vazhdojë më tej.
Top Channel