Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur bindjen e tij se rezoluta e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të dështojë, njësoj si nisma në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Thaci ka deklaruar se Prishtina zyrtare është përgatitur për përballjen me Beogradin në OKB dhe ka saktësuar se në seancën e posacme do të jetë i pranishëm ai, së bashku me presidentin Sejdiu dhe ministrin e Jashtëm Skënder Hyseni.

“Jam më se i bindur se do të dalim fitimtarë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ashtu sikurse dolëm fitimtarë në GJND”, ka pohuar Thaci.

Nga ana tjetër, edhe presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur bindjen e tij se Serbia edhe në OKB do të marrë përgjigjen e merituar.

“Tani Serbia po përpiqet ta pengojë njohjen e Kosovës me një projektrezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Por ne jemi të bindur se kjo përpjekje destruktive e Beogradit, ashtu si të gjitha të tjerat, do të marrë përgjigjen e duhur”, ka deklaruar Sejdiu.

Top Channel