Sponsorët e rinj të kombëtares

01/09/2010 20:20

Fillimi i eleminatoreve të kampionatit europian ka qenë një rast i mirë për të prezantuar edhe fanellat e reja të kombetares së bashku me sponsorët që do të shoqërojnë skuadrën në këtë aventurë.

“Veçanërisht e vleresojmë se biznesi shqiptar, po bëhet gjithnjë e më shumë i interesuar për të mbështetur ekipin kombëtar dhe futbollin shqiptar në përgjithësi. E reja e këtij sponsorimi është se përveç kontributit financiar do të jepet edhe një stimul i rëndësishëm kur ekipi kombëtar do arrijë një nder tre vendet e para në grup”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.

Sponsori gjeneral i kombëtares shqiptare është operatori i katërt i telefonisë celulare “PLUS”, ndërsa sponsor të tjerë janë edhe “Digitalb”, Union Bank, Uji Tepelena apo Legea si sponsor teknik dhe që do të furnizojë skuadrën me bazën materiale.

Top Channel