“Shkupi po mbushet me simbole nacionale bullgare dhe heronj bullgarë”, thotë Bozhidar Dimitrov, ministër pa portofol i Bullgarisë.

“Luanët u vendosën në Shkup, ndërsa e gjithë bota e di se ato janë simbole nacional-bullgare. Nuk mund ta paramendoj se atje dikush seriozisht mendon se luani qenka simbol nacional maqedonas. Thjesht ajo është e pamundur”, komentoi ministri pa portofol, për agjencinë bullgare të lajmeve, “Fokus”, vendosjen e luanëve në qendër të Shkupit.

Ministri bullgar vlerëson se përmendoret e vendosura deri më tani në Maqedoni janë pjesë e historisë bullgare. “Unë gëzohem, pasi katër luanët, përmendore të Goce Dellçev dhe Dame Gruev, janë të gjithë pjesë e kryengritjes bullgare, kjo nuk është sekret publik. Në këto kohëra, të doktrinës udhëheqëse të maqedonizmit, ajo është mënyra e vetme të deklarohen maqedonas dhe më vonë të vendosen në Shkup. Kjo mund të bëhet edhe për personalitete apo simbole që kurrë nuk do të jenë të tërhequr nga historia bullgare”, shton Bozhidar Dimitrov, në intervistë për agjencinë bullgare “Fokus”.

Top Channel