Postimet në Facebook, torturohet 23 vjeçarja
01/09/2010 02:40
Postimet në Facebook për pak sa nuk i kanë marrë jetën një 23 vjeçareje në Kalifornia të SHBA-së.
I dashuri i saj, një 36 vjeçar pasi ka parë disa postime dashurie në profilin e të fejuarës së tij, të dërguar nga persona të tretë, ndërmerr ndaj saj tortura çnjerëzore duke e mbajtur atë të mbyllur për 4 ditë e duke e kërcënuar me vdekje, i bindur se ajo po e tradhëtonte.
Të gjitha skenat e dhunshme janë zhvilluar në sytë e 2 fëmijëve, njëri i lindur nga lidhja e 36 vjeçarit me 23 vjeçaren. Fatmirësisht policia amerikane ka mundur të ndërhyjë në kohë duke prangosur agresorin.
Top Channel