Viti i ri shkollor në Maqedoni do të shoqërohet me probleme të shumta, të cilat prekin kryesisht mësimin në gjuhën shqipe.

Nuri Dardhishta, përfaqësues i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, deklaron se problemi i bllokimit të situatës vjen si pasojë e neglizhencës së Ministrisë së Arsimit.

Kjo e fundit, sipas tij, nuk ka krijuar hapësira për zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe në disa shkolla të vendit.

34% e nxënësve në Maqedoni janë shqiptarë dhe autoritetet maqedonase duken të shqetësuara pasi në librat shkollorë shqiptarët fyhen dhe cilësohen si të rrezikshëm për Maqedoninë.

Top Channel