“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Arsimi shqiptar në Maqedoni ndodhet në një gjëndje alarmante, për shkak të problemeve të ndryshme që kanë përfshirë kryesisht Universitetin e Tetovës dhe shkollat e mesme ku mësohet shqip.
Denoncimi është bërë nga partitë shqiptare në opozitë, të cilat janë shprehur se duhet të përcaktohet sa më shpejt një axhendë për zgjidhjen e problemeve, të cilat sipas tyre po krijojnë pasoja tek nxënësit dhe studentët shqiptarë.
Partia Demokratike Shqiptare, sipas Telegraf ka akuzuar qeverinë maqedonase, se me veprimet e saj po dëmton rëndë arsimin në shqip në Maqedoni.
Gjithashtu, ajo ka kritikuar edhe partinë shqiptare në pushtet, BDI, për pajtimin e saj me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë.
Top Channel