Kuzhe: Në Rumani për fitore

01/09/2010 20:05

Rumania do të jetë prova e parë e vërtetë për trajnerin Josif Kuzhe dhe kombëtaren shqiptare.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së 3 shtatorit vetë kroati ka pohuar se periudha e kaluar i ka shërbyer atij të njohë futbollistët dhe të ndërtojë skuadrën për eleminatoret e Euro 2012.

“Nëse më pyesni tani se çfarë mendoj për këta lojtarë, unë mund t’ju them vetëm kaq, besoj në këtë skuadër dhe në të gjithë lojtarët e saj, kemi mundësi të arrijmë rezultate të mira. Deri tani kemi bërë vetëm miqësore, unë tani dua të luajmë një ndeshje të vërtetë zyrtare për t’u ndjerë nën presion. Ne shkojmë në Rumani për rezultat pozitiv që është fitorja ose barazimi. Përsa i përket formacionit, unë po mendoj për strategjinë e lojës dhe me duhet ende kohë”, është shprehur Kuzhe.

Vetë Kuzhe ka theksuar se një nga dilemat e tij më të vështira është zgjedhja mes Salihit dhe Bogdani. Ndërkohë kapiteni i kombëtares Ervin Skela, ka pranuar se jemi skuadra më e dobët në grup.

“Ne jemi sidomos në këto faza që luajmë në grup me Rumaninë, Bosnjen, Francën, jemi më poshtë se ta, por nuk kemi pse të druhemi. Nëse do të luajmë si grup i vetëm, të mbrohemi mirë dhe të mobilizuar, atëherë besoj se do arrijmë një rezultat pozitiv”, është shprehur Skela.

Ndërsa Bogdani, ndonëse në dyshim për t’u aktivizuar si titullar shprehet optimist për garën.

“Në e respektojmë si kundërshtar pasi Rumania është një ekip shumë i mirë dhe njohim edhe aftësitë tona. Nëse luajmë 100% mund të marrim një rezultat pozitiv”, thotë Bogdani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA