Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi sot se qeveria e tij është duke punuar maksimalisht për t’u përballur në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila për pak javë do të marrë në diskutim projektrezolutën e Serbisë.

Por Kosova nuk do mund të marrë fjalën në këtë asamble, për shkak se nuk është anëtare e OKB-së.

“Kosova s’mund ta ketë të drejtën e fjalës pasi nuk është anëtare e OKB-së. Por liderët kosovarë do të kenë takime me autoritete të vendeve të ndryshme që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi.

Top Channel