U hap sot në Kosovë viti shkollor 2010-2011. Disa shkolla në Prishtinë nuk i hapën dyert për shkak se mësuesit janë hedhur në Grevë për cështjen e pagave.

Erjoni, një fëmijë 6 vjecar, nuk u fut dot në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet, pikërisht për shkak të grevës.

“Kërkesat tona janë për rritjen e rrogave në nivelin 100%”, ka deklaruar një prej mësuesve grevistë.

Ndërkohë, duke përshëndetur nxënësit në ditën e parë të shkollës, kryeministri Thaci premtoi rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e arsimtarëve.

“Ndihem tepër i përgjegjshëm për vendimin për rritjen e pagave për sektorin e arsimit duke filluar nga viti i ardhshëm. Rritja do të përfshijë të gjithë punonjësit e këtij sektori”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel