Gjenerali gjerman Erahrd Byler ka marrë sot detyrën si komandanti i ri i KFOR-it, duke premtuar se trupat ndërkombëtare do të vijojnë angazhimin për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Byler mori komandën që iu dorëzua nga bashkëkombasi i tij, gjenerali tjetër Markus Bentler dhe do të kontrollojë aktivitetet e 10 mijë trupave.

Në ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë ishte i pranishëm edhe komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald.

Edhe ai dha garancinë se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për të siguruar të drejtat dhe mbrojtjen e të gjithëve.

Nga ana tjetër, numri dy i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Rudiger Ëolf deklaroi se stabiliteti i Kosovës është i një rëndësie të vecantë për stabilitetin e rajonit.

Top Channel